Aktualitet

"20.000 € për letrat e shtëpisë"/ Qytetarja nga Vlora denoncon Kadastrën te politikani italian: Më thanë 'kështu funksionon për të gjithë'

Sipas tij, gruaja pretendon se banesa është ndërtuar pas rreth 30 vitesh punë në Itali dhe se, për të siguruar dokumentet, i është kërkuar shuma prej 20 mijë eurosh.

zh.ll
"20.000 € për letrat e shtëpisë"/ Qytetarja nga
Lorenzo Grassini Francioli

TIRANË- Një denoncim për një pretendim për korrupsion në Kadastër ka shkaktuar reagime. Konkretisht, një qytetare nga Vlora pretendon se i janë kërkuar 20 mijë euro për përfundimin e procedurave për dokumentet e shtëpisë së saj.

Rasti është bërë publik nga koordinatori i Forza Italia për Ballkanin, Lorenzo Grassini Francioli, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një video ku rrëfen denoncimin e qytetares. Sipas tij, gruaja pretendon se banesa është ndërtuar pas rreth 30 vitesh punë në Itali dhe se, për të siguruar dokumentet, i është kërkuar shuma prej 20 mijë eurosh.

“Kështu funksionon për të gjithë: paguaj dhe hesht”, pretendohet se i është thënë qytetares nga Vlora pasi ajo ka denoncuar rastin te një deputet.

Francioli e ka cilësuar rastin si një shembull të korrupsionit institucional dhe ka bërë thirrje që qytetarët të denoncojnë raste të ngjashme.

"20 mijë euro për të pasur letrat e shtëpisë tënde. Shtëpia jote, e ndërtuar me paratë e fituara në 30 vite punë në Itali. Këtë i kërkuan një zonje nga Vlora, e cila më shkroi sot në mesnatë poshtë videos së djeshme, në orën dymbëdhjetë e gjysmë të natës.
Por nuk mbaron me kaq. Sepse ajo nuk pagoi në heshtje. Shkoi te deputetët e distriktit të saj dhe denoncoi gjithçka. E dini çfarë u ndie e detyruar të dëgjojë si përgjigje nga ata që ka paguar për ta përfaqësuar?
"Kështu funksionon për të gjithë: paguaj dhe rri e heshtur."
Paguaj dhe rri e heshtur? Përsëriteni pak me vete. Nuk ia tha një sekser në ndonjë rrugicë, ia thanë brenda institucioneve. Ky nuk është një vend me korrupsion, ky është një korrupsion që ka blerë një vend të tërë.
Në orën dy të natës, poshtë të njëjtës video, vjen një mesazh tjetër: "Shko zgjidh problemet e Italisë më parë."
Miku im, po të thashë dy gjëra: E para, problemet e Italisë i njoh aq mirë sa e dalloj sëmundjen që në simptomën e parë. E dyta, nuk kishit nevojë t'ju përgjigjesha unë, të kishte kthyer përgjigje zonja nga Vlora një orë e gjysmë më parë: "20 mijë euro dhe të rrish e heshtur." Mua më duket një problem mjaft urgjent.
Por dje ishte një histori tjetër: 15 mijë euro, 20 vite pritje. Mbrëmë 20 mijë euro. Në videon e mëparshme thashë: Kush rrezikon vendin e punës, kush rrezikon vendin e punës, kush ka prindërit atje poshtë, kush pret ende një vulë... Unë jo. Unë nuk duhet t'i kërkoj asgjë kërkujt dhe nuk kam frikë nga askush.
Atyre që thonë "paguani dhe rrini të heshtur", t'u përgjigjemi së bashku: Kemi paguar mjaftueshëm! Të heshtur kurrë më!", thotë politikani italian sipas denoncimit të qytetares nga Vlora.

Poll

MOS HUMB