PEQIN- Një aksident me dy viktima është regjistruar në orët e paratë mëngjesit të së dielës në hyrje të qytetit të Peqinit, ku dy të rinj kanë humbur jetën. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 02:00, ku mësohet se automjeti tip “Volkswagen Golf”, ka dalë nga rruga në zonën e quajtur 'Ura e Teqes' dhe është përplasur me shkallët e një banese. Si pasojë e përplasjes së fortë kanë humbur jetën dy të rinj, të moshës 24-vjeçare, Gabriel Lluca dhe Denis Korbi, të dy banues në Peqin. Të rinjtë u dërguan me urgjencë në spital, por nuk mundën të mbijetonin.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 02;00 në hyrje te Peqinit tek “Ura e Teqes” ka ndodhur një aksident mjeti tip W Golf ka dalë nga rruga është përplasur me shkallët anësore të një banese ku në mjet kanë qenë 2 persona G. Ll., 24 vjec banues në Peqin, drejtuesi i mjetit dhe D. K. 24 vjec banuese në Peqin.
Të plagosurit janë nisur me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht ndërruan jetën në spital. Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa shkaqet nuk dihen.
Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.