Politikë

Akuzohet për shpërdorim detyre/ GJKKO liron nga arresti shtëpiak kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi

Mësohet se ndaj Byberit dhe Kërrnajës togat e zeza vendosën masën e “Detyrim paraqitje 1 herë në muaj”.

zh.ll
Akuzohet për shpërdorim detyre/ GJKKO liron nga arresti shtëpiak
Rexhë Byberi

TIRANË- Gjykata e Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga masa “arrest në shtëpi” kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberin, si dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilët po hetohen për shpërdorim detyre dhe prerje e paligjshme e pyjeve. Mësohet se ndaj Byberit dhe Kërrnajës togat e zeza vendosën masën e “Detyrim paraqitje 1 herë në muaj”.

Byberi, së bashku me zëvendësin e tij, Abedin Kërrnaja, akuzohen për shpërdorim detyre, me dëm financiar që kalon 277 milionë lekë. Sipas SPAK, ata janë përgjegjës për dëmtimin e sipërfaqeve pyjore gjatë ndërtimit të dy rrugëve, duke mos u konsultuar me institucionet përkatëse.

Një njoftimin e Prokurorisë së Posaçme thuhej se për nisjen dhe kryerjen e punimeve, në këto dy akse rrugore, duhej të aplikohej në sistemin elektronik ‘e-leje’, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi, për këto lloj punimesh.

Po ashtu, sipas SPAK, Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës, konkretisht me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, për nevojën e hartimit të Raportit të Vlerësimit të ndikimit në mjedis, të bashkëvepronte me ministrinë e linjës për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB