
TIRANË- ZËRI ka zbardhur detaje nga operacioni që po zhvillohet në qendrat estestike apo parukeritë në të cilat realizohet dhe procedura e injektimit të botoksit. Burime për ZËRI-n, konfirmojnë se tre persona janë vënë në pranga. Tre të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa gjashtë po hetohen në gjendje të lirë. Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë apo roli i tyre në qendrat estetike.
Në total, Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike e parukeri në Tiranë, për mallra kontrabandë. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesa ku dyshohet se pronarët e këtyre qendrave mbanin stok mallin kontrabandë.
Deri më tani nuk ka asnjë njoftim lidhur me aksionin nga ana e organteve kompetente.