Aktualitet

U kërcënua nga Ervis Martinaj, ish-shefi i Shqiponjave merr detyrën e re

Avdulaj shkroi se dorëheqja e tij është e parevokueshme pasi ka marrë një propozim për një detyrë të re në sektorin publik, por nuk ka ndau detaje.

I.F
U kërcënua nga Ervis Martinaj, ish-shefi i Shqiponjave merr
Ëngjëllush Avdulaj

VLORË- Ish-drejtori i Paraburgimit Ëngjëllush Avdulaj është emëruar si drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Vlorë. Avdulaj, i cili mbante detyrën si drejtori i paraburgimit të Vlorës dhe dorëheqjen në fund të tetorit.

Në dokumentin e dorëheqjes së tij, Avdulaj shkroi se dorëheqja e tij është e parevokueshme pasi ka marrë një propozim për një detyrë të re në sektorin publik, por nuk ka ndau detaje.

Avdulaj gjithashtu u bë një emër i njohur për publikun pasi ai u kërcënua me jetë nga Ervis Martinaj. Për shkak të kontrollit që u krye në bizneset loto-sport të Martinajt në vitin 2013, kur po zhvillohej operacioni “Fundi i Marrëzisë”. Në atë kohë “Shqiponjat” kishin sekuestruar rreth 400 makineri lojërash fati dhe 25 makina luksoze në një magazinë të Ervis Martinajt. Asokohe Avdulaj deklaroi se Martinaj e telefonoi dhe e kërcënoi me jetë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB