
BULQIZË-Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Bulqizë, ku banesa e një pallati në lagjen e vjetër është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit ka ndërruar jetë i moshuari Xhevdet Cara, i cili jetonte i vetëm në banesë.
Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen, pasi kanë konstatuar tymin që dilte nga dritarja e banesës. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e 80-vjeçarit nga banesa, por nuk i ka mbijetuar dot plagëve.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09.10, në qytetin e vjetër Bulqizë, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Xh.C, ka rënë zjarr.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen nga banesa të shtetasit Xh.C, i cili ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./ZËRI