Aktualitet

'Djali kishte dhimbje barku, u zverdh'! Helmimi në kopshtin e Korçës, prindi rrëfen orët e ankthit: Të vjellat u bënë të shpeshta

Sa i përket ushqimit të konsumuar në kopsht, babai tregon se fëmijët kishin ngrënë pilaf, copa mishi pule dhe kos, ndërsa në mëngjes kishin konsumuar bukë me vezë.

F.I
'Djali kishte dhimbje barku, u zverdh'! Helmimi në kopshtin e
prindi i një prej fëmijëve, Koço Xexo

KORÇË-Pas ngjarjes së rëndë ku gjashtë fëmijë në qytetin e Korçës përfunduar në spital më 2 tetor, nën dyshimin se janë helmuar nga ushqimi në një kopsht publik nr 17, prindërit kanë rrëfyer për mediat orët e panikut, teksa simptomat e para të helmimit u shfaqën te fëmijët e tyre. 

Babai i njërit prej fëmijëve, Koço Xexo, tregon se djali i tij u mor nga kopshti rreth orës 13:30 të së premtes, fillimisht me dhimbjen të lehta në bark. Gjendja e tij u përkeqësua disa orë më vonë, kur nisën të vjellat e shpeshta. Sipas babait, fëmija u dobësua ndjeshëm dhe u zverdh, duke bërë që familja ta dërgonte menjëherë në spitalin e Korçës. 

Mjekët dyshuan për helmim të shkaktuar nga produktet ushqimore, ndërsa analizat treguan edhe rritje të rruazave të bardha të gjakut. Xexo thotë se, pas mbërritjes në spital, prindërit mësuan se nuk bëhej fjalë për një rast të izoluar. Sipas tij, edhe fëmijë të tjerë të të njëjtit kopsht kishin shfaqur simptoma, disa më të lehta dhe të tjerë më të rënda. Sa i përket ushqimit të konsumuar në kopsht, babai tregon se fëmijët kishin ngrënë pilaf, copa mishi pule dhe kos, ndërsa në mëngjes kishin konsumuar bukë me vezë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

'Fëmijën e morëm nga kopshti rreth orës 1:30 të premten. Për momentin na tha që kishte pak shqetësime me barkun. Më pas fjeti, u qetësua dhe kur u ngrit, kishte të vjella. Të vjellat nisën, u bënë më periodike dhe më të shpeshta. Fëmija humbi pothuajse edhe fuqinë fare, u zverdh shumë. Duke diskutuar dhe me prindërit e tjerë dëgjuam që kjo gjë kishte ndodhur pothuajse masivisht në të gjithë fëmijët e kopshtit. Dikush me simptoma më të lehta, dikush me simptoma më të rënda. Aty, me sa pashë, vajtën dhe diku te 5-6 fëmijë të tjerë të cilët u trajtuan në spital. Shumë prindër tentuan ta telefononin disa herë drejtoreshën dhe nuk patën asnjë lloj përgjigjeje nga telefoni. Nuk e hapi fare”, rrëfen ai.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e situatës dhe për të përcaktuar nëse simptomat e fëmijëve lidhen me ushqimet e konsumuara në kopsht. Prindërit presin rezultatet e kontrolleve dhe marrjen e masave për të garantuar sigurinë e fëmijëve.

 Lidhur me rastin Policia njoftoi se një hetim në gjendje të lirë ka nisur për shpërdorim detyre, për një mjeke të pavijonit të pediatrisë në spitalin e Korçës si dhe drejtoreshën e kopshtit. Sipas bluve, mjekja 57-vjeçare nuk kishte njoftuar policinë për ngjarjen, ndërsa drejtoresha e kopshtit, 60 vjeçe, dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin lidhur me kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët./ZËRI

Poll

MOS HUMB