Aktualitet

"Allahu Ekber"! Identifikohet një nga personat e armatosur në Orosh, 24-vjeçari kërcënon policinë (EMRI)

Ky i fundit ka kërcënuar policinë se do të qëllojë mbi ta, ndërsa efektivët kanë bërë thirrje që personat të vetëdorëzohen.

zh.ll
"Allahu Ekber"! Identifikohet një nga personat e armatosur
vendngjarje

PUKË- Julian Cumraku 24-vjeç, është një nga personat e armatosur që gjendet brenda banesës së rrethuar nga policia në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Ky i fundit ka kërcënuar policinë se do të qëllojë mbi ta, ndërsa efektivët vazhdimisht u kanë bërë thirrje që të vetëdorëzohen. Ndërsa burime bëjnë me dije se njëri prej personave të armatosur, është dëgjuar të thërrasë ‘Allahu Ekber’.

Siç u bë me dije edhe më herët, 24-vjeçari ndodhet në banesë bashkë me një person tjetër në banesën që është në pronësi të Mëhill Jakut, ndërsa Julian Cumraku është nipi i këtij të fundit. Të dy këta persona dyshohet se qëndrojnë të fshehur në këtë banesë që prej 1 muaji.

Aksioni në fshatin Orosh ka nisur që prej mëngjesit të sotëm, ku forcat e policisë dhe RENEA-s rrethuan një banesë të braktisur. Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pas njoftimit se në banesë ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë./ZËRI

Poll

MOS HUMB