Aktualitet

Dosja 5D/ GJKKO dënon me 4 vite burg 5 ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë

GJKKO dënoi me 1 vit burg Eglantina Zeren, e cila për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 8 muaj heqje lirie.

F.I
Dosja 5D/ GJKKO dënon me 4 vite burg 5 ish-zyrtarët e Bashkisë
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, të akuzuar për dosjen "5D", fraksioni i dytë. Zyrtarët janë shpallur fajtorë për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

GJKKO dënoi me 1 vit burg Eglantina Zeren, e cila për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 8 muaj heqje lirie. Zere në cilësinë e anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave u mor e pandehur në kuadër të dosjes 5D, ku në gjyq janë edhe Redi Molla e Mariglen Qato, dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës.

Me nga 9 muaj u dënuan edhe 4 të pandehurit e tjerë në këtë proces, të cilët gjithashtu përfituan ulje dënimi në 6 muaj heqje lirie mes të cilëve, Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati. Ish-zyrtarët u gjetën fajtorë për “shkelje të barazisë në tendera”, për 2 procedura të kryera, nga klubi sportiv Tirana dhe Tirana parking, të cilat, sipas SPAK janë fituar në kundërshtim me ligjin nga shoqëria 5D e Redi Mollës dhe Mariglen Qatos.

SPAK pretendon se ka provuar se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik bashkimin e operatorëve ekonomikë “V.A.S Konstruksion” sh.p.k dhe “Rroku Guest”, të cilët kanë qenë të paracaktuar për t’u shpallur fitues nga e pandehura Eglantina Zere ku përfitues të tenderave ishin drejtorët e bashkisë, njëherësh pronar faktik të kompanisë “5D”./ZËRI

Poll

MOS HUMB