Aktualitet

Dosja "5D" - Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Redi Mollës për zbllokimin e pasurive

Kushtetuesja i dha të drejtë Prokurorisë së Posaçme dhe nuk e pranoi kërkesën e tij.

F.I
Dosja "5D" - Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Redi
Redi Molla

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Redi Mollës dhe ka lënë në fuqi vendimin e SPAK për sekuestrimin e pasurive të tij. Ish-drejtori i Bashkisë së Tiranës kishte kërkuar shfuqizimin e masës së sekuestrimit, të vendosur në kuadër të hetimeve të dosjes “5D”, por Kushtetuesja i dha të drejtë Prokurorisë së Posaçme dhe nuk e pranoi kërkesën e tij.

Redi Molla dhe ish-drejtori tjetër i Bashkisë Tiranë, Mariglen Qato u arrestuan në mars 2024 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Më pas Molla u la në arrest shtëpie, pasi ekspertizës mjeko-ligjore.

Zyrtarët e Bashkisë së Tiranës Bashkisë akuzohen nga Prokuroria e Posaçme, se kanë lehtësuar një skemë korrupsioni që ka mundësuar përfitimin e dhjetëra tenderave publikë nga një kompani private, që dyshohet se zotërohet “de facto” nga Redi Molla dhe Mariglen Qato, i pari ish-drejtor i Ujësjellësit të Tiranës dhe i dyti ish-drejtues i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, aktualisht administrator i ndërmarrjes së Bashkisë, Tirana DC. SPAK përfundoi hetimet paraprake më 8 janar të këtij viti për fraksionin e dytë të dosjes ‘5D’, duke marrë të pandehur 9 zyrtarë të bashkisë së Tiranës të akuzuar për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim.

SPAK pretendon se ka provuar se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik bashkimin e operatorëve ekonomikë “V.A.S Konstruksion” sh.p.k dhe “Rroku Guest”, të cilët kanë qenë të paracaktuar për t’u shpallur fitues nga e pandehura Eglantina Zere ku përfitues të tenderave ishin drejtorët e bashkisë, njëherësh pronar faktik të kompanisë “5D”./ZËRI

Poll

MOS HUMB