Aktualitet

Ekskluzive/ Arrestohet ish-kreu i Kadastrës, Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko, dyshohet se falsifikuan letrat e tokave në Seman

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me rolin konkret të tij apo rrethanat e dosjes por dyshohet se bëhet fjalë për një sipërfaqe shumë të madhe prone që është tjetërsuar.

f.g

Ekskluzive/ Arrestohet ish-kreu i Kadastrës, Ertis Shehu dhe biznesmeni

TIRANË- Ish-drejtori i ASHK-së, Ertis Shehu, është arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të Prokurorisë së Fierit, në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për falsifikim dokumentesh pronësie në zonën e Semanit.

Bashkë me Shehun është arrestuar edhe biznesmeni Kastriot Hasko, bëjnë me dije burime për ZËRI, pas verifikimeve të kryera.

Hasko është një emër i njohur në qytetin e Vlorës. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me rolin konkret të tij apo rrethanat e dosjes por dyshohet se bëhet fjalë për një sipërfaqe shumë të madhe prone që është tjetërsuar.

Ndërkohë, pritet finalizimi i operacionit dhe identifikimi i personave të tjerë që dyshohet se mund të jenë të përfshirë në këtë çështje.


*Fillimisht ZËRI, raportoi se ishte arrestuar biznesmeni Kastriot Haskaj por pas disa verifikimeve rezulton se bëhet fjalë për një tjetër person, Kastriot Hasko./ZËRI

Poll

MOS HUMB