KSAMIL-Sokrat Vata 29 vjeç, autori i vrasjes së 21 vjeçarit portugez, Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil është arrestuar pas disa orësh në arrati. Burimë për ZËRI bëjnë me dije se Vata u kap nga pika e kontrollit ngritur në Levan. 29-vjeçari ishte futur në bagazhin e një makine.
Vata ndodhej në arrati prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, kur u konstatua trupi i pajetë i turistit portugez në një shezlong para një lokali në Ksamil. Paraprakisht raportohet se shkak i konfiktit mes viktimës dhe autorit dyshohet të jetë bërë një vajzë.
Autori i i cili rezulton të jetë i punësuar si truprojë në hotelin “Principotes” e ka goditur portugezin disa herë me thikë në shpinë dhe kraharor duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme./ZËRI