
Enton Punavija
TIRANË- Ish-drejtori i Transportit dhe Trafikut Rrugor në Bashkinë Tiranë, Enton Punavija është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në momentin që po futej në godinë, ai nuk ka bërë asnjë koment para gazetarëve.
Ndaj Punavisë, është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, pasi ka dy akuza të ngritura ndaj tij për dosjen "5D". Konkretisht, Punavija akuzohet për veprën penale të shkeljes në barazi në tendera (e kryer në 2 raste) dhe korrupsion pasiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Poll