
SHBA- David Packouz është një ish-tregtar armësh. Në vitin 2005, ai iu bashkua tregtarit të armëve Efraim Diveroli në AEY, duke ofruar kontrata për ushtrinë amerikane. Në vitin 2007, AEY fitoi një kontratë 300 milionë dollarë për furnizimin me municione në Afganistan.
Packouz ishte pjesë e një mbulimi për të maskuar identitetin e vërtetë të municionit, duke fshehur se ai ishte me origjinë kineze. Pas një hetimi nga "The New York Times", ai u akuzua për 71 akuza për mashtrim dhe u përball me faktin se mund të dënohej me 355 vjet burg. Ai u dënua me 7 muaj arrest shtëpie dhe po ashtu iu ndalua që për 15 vjet të mos merrej më me tregtimin e armëve. Historia e tij ishte subjekt i filmit të vitit 2016 "War Dogs" dhe librit të Guy Lawson "Arms and the Dudes". Packouz flet për "Business Insider" për korrupsionin në transport, ndikimin e ndërmjetësve dhe politikanëve dhe lidhjet me krimin e organizuar.
Por çfarë thotë për Shqipërinë?
Për kontratën 300 milionë dollarëshe, Packouz tregon për qeverinë shqiptare, takimet me zyrtarë të lartë të kohës, përfshirë këtu Shkëlzen Berishën, djalin e Sali Berishës; Kosta Trebickën, biznesmen dhe Mihal Delijorgjin. Sipas tij, pasi Efraim Diveroli ishte i pakënaqur nga sa po fitonte me fishekët kinezë dhe takoi Mihal Delijorgjin dhe djalin e ish-kryeministrit të kohës, ku iu ofrua marrëveshje për të bërë paketimin më të lirë. Në këtë moment pushuan nga puna Trebickën, i cili informoi mediat e huaja dhe shqiptare për atë që po ndodhte. Disa javë më pas, ai u gjet i vrarë. Për David Packouz, vdekja e tij është e mistershme, duke ngritur dyshime. Në fund, e cilëson veten me fat sepse as nuk bëri burg dhe as nuk u vra!
PJESË NGA INTERVISTA E PËRKTHYER NGA ZËRI:
"Kurrë nuk e kam pritur që të bëhesha trafikant armësh. Kjo është pak por e sigurtë. Isha në të 20-at e mia, shkoja në universitet, kimi, dhe punoja part-time si masazhier. Kisha dhe disa biznese, shisja çarçafë nëpër azile. Takova mikun tim Efraim Diverolin, i cili zotëronte kompaninë "AEY". Nisëm si shokë, çdo moment që ishim bashkë kërkonim kontrata. Pamë një njoftim në faqen e qeverisë, nuk ishte për armë zjarri, por për gjëra që nxirren nga armët (gëzhojat). Sasia ishte e madhe, nuk kishim parë asgjë të përafërt me të. Në atë kohë kishin pushtuar Afganistanin. Legalisht, qeveria nuk të thotë dot ofertën e të tjerëve, por më thanë në telefon që 'duam t'ju ndihmojmë sepse jeni shumë kompetitivë'. Jeni 52 milionë dollarë poshtë ofertës mbi ju. Garonim me kompani që kishin 70 vite eksperiencë. Na bënë audite në kompani, donin të dinin sa para kishim. Duhet të kishim dokumentacionin, nga vinte dhe do shkonte. Duhej një "end user certificate", kur ushtria humb kontrollin e pajisjeve, mund të përfundojnë në duart e dikujt tjetër. Kemi parë videot e talebanëve duke përdorur armët e SHBA. Kur fituam, u ndjemë shkëlqyer, Efraimi më tha bëhu gati se do të festojmë. Shkuam në një restorant italian. Njerëzit mendojnë se dilnim çdo natë në Miami, me femra, pinim drogë. Është shumë pak e vërtetë, por sërish punonim më shumë sesa festonim. Kur e nisëm nuk dija asgjë për armët, madje nuk mbaja as armë. Aty nisa të ndjehesha sikur ishim futur në ujra të thella.
Ka dy sisteme armësh, pakti i Varshavës i nënshkruar nga: Bashkimi Sovietik, Çekosllovakia, Polonia, Hungaria, Shqipëria, Romania, Bullgaria dhe Gjermania Lindore. Dhe nga ana tjetër është NATO. SHBA nuk prodhon armë që janë të prodhuara nga pakti i Varshavës, kur e bëjnë gjejnë vende të treta që janë zakonisht ish-vende të Bashkimit Sovietik. Për kalibrat e vegjël të plumbave, çmimi më i mirë që kishim ishte nga Shqipëria. Kishin shumë dhe po përpiqeshin që t'i bashkoheshin NATO-s. NATO donte që të hiqte nga duart e duart e tyre këto armatime. Industria e armëve është se merren me gjëra të rrezikshme dhe duan që të shmangin gjërat të tilla sepse u prish punë në biznes. Pra nuk kanë të mirë nëse u shpërthejnë fabrikat. Kjo ndodhi në Gërdec. Po e bënin në një mënyrë të papërgjegjshme dhe shkaktoi shpërthimin më të madh në histori. Ne po bënim biznes me biznesmenin zviceran, Henry Thomet. Në film luhet nga Bradley Copper, ishte me shumë lidhje në Ballkan. Kështu na gjeti shumë të mirë. Ne paguanim Henrin dhe Henri paguante shqiptarët. E takuam përmes investitorit tonë, Efraim nuk kishte para dhe po kërkonte një investitor. Ishte Ralph Merrill. Ai bënte biznes me Henrin që në vitet '90. Henry nuk tërhiqte fare vëmendje, po ta shihje në rrugë, nuk do e ktheje kokën dy herë. Ishte një skuadër me njerëz që hapnin kutitë e drurit dhe e vendosnin municionin në kuti kartoni që të minimizonin peshën sepse i transportonim nga ajri. Alex Podrinzki është shoku im i ngushtë. Kur më duhej dikush që të merrej me ripaketimin në Shqipëri, e punësuam që të shkonte në Shqipëri. Donim që të shkonte dhe ta inspektonte sepse kishte eksperiencë në ushtri. Ai e zbuloi se municioni ishte kinez. Efraim tha se do e flasim në telefon, asnjë email, asnjë mesazh. Pastaj u sigurua që Alex po i jepte informacion të saktë dhe kërkoi foto të kutive. Pastaj po flisnim hapur dhe çuam shumë emaile ku tregonim për atë që po flisnim. Por nuk donim që të humbisnim një kontratë 300 mln dollarëshe. Dhe thamë "e di çfarë? Mbase nuk duhet t'u themi fare, le ta ripaketojmë municionin dhe atë bëmë. Punësuam Kosta Trebickën, i cili kishte një kompani në Shqipëri për të blerë kutitë dhe njerëzit që të paketonim municionin dhe nisëm që të dërgonim. Duhet që të ripaketonim, nuk ishim të sigurtë që ishte legale, sepse municioni ishte nga Kina, por kishte ardhur para embargos. Por kundërshtonte termat e kontratës tonë me ushtrinë sepse thuhej: Jo municione kineze! Municioni ishte fshehur në bunkerë nëntokësorë. Kushdo që e njeh historinë e Shqipërisë e dinë që municionin e kishin nga Kina, ne, disa fëmijë nga Miami nuk e dinim. Qeveria amerikane me siguri e ka ditur. Se kur nuk e di! Fillimisht kur Ralph doli në gjyq, në dokumentat e shtetit thuhej se kishin nevojë për këtë municion. Më pas kur "New York Times" nxorri artikullin thanë se nuk kishin asnjë ide dhe na anuluan kontratën. Ka shumë hapësira për korrupsion, por nuk bënim asnjë dërgesë derisa çdo shtet nga Shqipëria në Afganistan të na jepte leje. Na ndaloi Turkmenistani. Zbulova se kishin një linjë ajrore dhe bënin dërgesa me cargo, kështu që përdora këtë gjë që të transferoja këto municione. Na dhanë një shumë që duhet ta paguanim. Duheshin pra vetëm pak para. Një situatë "me erë" që pamë një logjistikë është që kishim një avion "747" që ulej në Turkmenistan dhe më pas në bazën amerikane në Kirgistan. Ata na thanë që nuk kishim licencë, ne e kishim sepse piloti nuk do ulej dot. Por në fakt thjesht donin që të rrisnin qeranë në bazën ajrore. Më duket 60 milionë dollarë në vit. Kështu që ishim thjesht "kukulla" në këtë gjë duke tentuar që të merrnin ata më shumë pra nga qeveria amerikane.
Kur gjërat më në fund po ecnin mirë, po bënim ripaketimin, Eframi donte të nxirrte më shumë para. Pyeti Kostën nëse mund të mësonte se sa paguante Ministria e Mbrojtjes për municionin që ne po blinim. Sepse paguanim Henryn. Kosta vjen pak ditë më vonë dhe thotë që municioni ynë paguhet 2 cent, ne i paguanim Henryt 7 centë. Kjo e inatosi shumë Efraimin. Shkoi në Shqipëri që të negocionte me shqiptarët që të bënte vetë marrëveshje me ta. Më bëri që të formuloja dokumente sikur rivalët po na jepnin çmime më të mira dhe është shumë e lehtë të falsifikosh dokumente. Ti i ke dokumentet ligjore dhe vetëm ndryshohen numrat. I çoi dokumentet tek shqiptarët dhe tha nëse nuk më jepi çmim më të mirë do shkoj në Çeki. Shqiptarët panë njëri-tjetrin dhe thanë që janë dokumente të falsifikuara. E kuptuan direkt! Caktuan një takim me Mihail Deligjorgjin. Një tjetër person që ishte në takim ishte djali i kryeministrit (Shkëlzen Berisha). Deliorgji i tha Efraimit, e di që do një çmim të mirë, e di që po paguan Kostën një çmim të mirë. Pse nuk ma jep mua atë kontatë dhe të bëj ulje në municion. Efraimi tha ide shumë e mirë, e pushoj atë, po të punësoj ty. Kosta më telefoni dhe më tha 'hey, e kuptoj që po ndryshoni personin, është biznes, por kam ngelur me 20 mijë dollarë kuti'. I thashë Efraimit pse nuk i jep Kostës paratë dhe merr kutitë dhe më tha 'jo, pse çfarë do të bëjë?". I thashë; ai di gjithçka, por mendoi se nuk kishte çfarë të bënte. Epo e kishte gabim sepse Kosta u mërzit shumë për ato kuti dhe mori në telefon "New YorkTimes", kështu nisi investigimi ndaj nesh. Telefonoi shtypin shqiptar që politikanët shqiptarë po merrnin para nga kontrata jonë. 1-2 javë më vonë vdiq në rrethana misterioze. Ishte vetëm, askush pranë tij, ishte shtypur nga makina e tij. Kështu që po, mbase ishte një aksident, por ka qenë një aksident shumë i çuditshëm. Shqipëria ka një histori të gjatë me krimin e organizuar dhe se krimi i organizuar është i përfshirë në sistemin politik. Nuk do të shkoj kurrë në Shqipëri...sa për siguri! Nuk shqetësohem më sepse ka ndodhur 18 vite më parë dhe shumë nga njerëzit e përfshirë përfunduan në burg. Deliorgji, Ylli Ponari. Djali i kryeministrit më akuzoi në gjyq, por çështja u pushua.
Henri paguante 2 cent, qeverinë shqiptare, ne e paguanim atë 4, kosti ishte 5 cent, dhe ia shisnim shtetit për 10.5 cent. Pra kishim fitim 1.5 cent. 15% fitim! Në rastin tonë, kur u fut Deliorgji, ai futi ushtrinë që të përdornin ushtarë që të bënin paketimin. Dhe e vë në dyshim që i ka paguar më shumë sesa pagën e tyre. Kosta duhet që t'i paguante punonjësit e tij. Nuk merrte ushtrin si personel, kështu që po bënte shumë herë më pak para. Në media doli foto e fishekëve të ndryshkur që i kishim marrë në Bullgari. Ai që i pranonte në Kabul nuk pranoi municionet dhe tha që nuk paguaj për këto. Nuk i kthyem më pas sepse kushtonin dhe i la që të ndryshkeshin. Aty mori për keq! Në atë kohë isha larguar edhe unë sepse Efraimi u ndje sikur nuk duhet të më paguante as mua. Kështu që dhashë dorëheqjen. Qeveria na tha që e dinit që vendi i origjinës ishte Kina dhe e fshehet. Pra çdo dokument që keni dorëzuar është një mashtrim. Keni dorëzuar 71 dërgesa dhe të gjitha janë mashtresa. Secila ju kushton deri në 5 vite burg, në total 355 kështu që...ose mund të deklaroheni fajtorë dhe do të i bashkojmë në 1 të gjitha aktet e mashtrimit dhe keni 7 vjet maksimum. Unë u deklarova fajtor dhe u dënua me 7 muaj arrest shtëpie. Jam shumë me fat. Efraim do merrte pak a shumë të njëjtën gjë, ndoshta diçka më pak, por nuk rrinte dot nga biznesi i armëve. Ai punësoi avokatët më të mirë në Miami, mori 4 vite burg. Kështu që si përfundim nuk bëra asnjë cent nga i gjithë ai biznes, nuk jemi më shumë. Herën e fundit që e takova ishte kur e hodha në gjyq për paratë e mira, 5 milionë dollarë. Bëri sikur u gëzua kur më pa. Ndjehem shumë me fat, menaxhova që të mos vritesha dhe të mos bëja burg dhe jam shumë mirënjohës. Sepse kontrata jonë shkaktoi skandal, ata shtrënguan kërkesat. Di disa persona që janë në qeveri që merren me kontraktimet dhe më kanë thënë që kanë ndryshuar aq shumë./ZËRI