Aktualitet

Grabitën 100 mijë euro, identifikohen dy “skifterët”, çfarë u gjet në banesat e tyre

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, 5 palë targa dhe sende të tjera të kundërligjshme

F.I
Grabitën 100 mijë euro, identifikohen dy “skifterët”,
MJETET E SEKUESTRUARA

SHKODËR- Grabitja e ndodhur në një banesë në qytetin e Shkodrës, ku u vodhën 100 mijë euro “cash” ka çuar Policinë në gjurmët e 2 autorëve të dyshuar. Ngjarja ka ndodhur më 12 Shkurt, në lagjen "Qemal Stafa", në shtëpinë e Genc Doçit dhe bashkëshortes së tij, mjekes infeksioniste, Zhaneta Doçi.

Frederik Shambi 27 vjeç dhe Mikel Gjoni, 34 vjeç akuzohen se kanë përdorur maska silikoni dhe mjete të posaçme për të hyrë në banesën e mjekes ku kanë arritur të marrin shumën e madhe të parave. Du të dyshuarit janë shpallur në kërkim nga Policia.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, 5 palë targa dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. 

Njoftimi i policisë:

Të kërkuarit janë F. Sh., 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe M. Gj., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB