DURRËS-Një grabitje raportohet të ketë ndodhur në kompleksin rezidencial “Valamar”, pranë fshatit Hamallaj në Gjirin e Lalëzit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:40, ku nga burimet paraprake mësohet se banesa e vjedhur është vila D35, ndërsa dëmi ekonomik ende nuk është bërë i ditur.
Sipas dëshmive të banorëve, kompania private e sigurimit nuk ka reaguar në kohë, dhe ka qenë vetë komuniteti që ka njoftuar Policinë e Shtetit. Burime policore për lajmetroç, dyshojnë se autorët e vjedhjes mund të kenë ndjekur lëvizjet në zonë gjatë fundjavës, duke u paraqitur si klientë në lokalet pranë bregdetit.
Në lidhje me rastin pritet një njoftim zyrtar nga Policia dhe ende nuk bëhet e ditur se kush ka qenë personi që ra pre e grabitjes në kompleksin rezidencial turistik./ZËRI