Aktualitet

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, Operatori i Kujdesit Shëndetësor: Vetëm një fëmijë shkoi në spital, analizat dalin nesër

Më pas, në kuadër të hetimit epidemiologjik janë marrë gjithsej 76 mostra nga fëmijët dhe punonjësit, dhe janë në proces analizimi.

F.m
Helmimi i fëmijëve në Gramsh, Operatori i Kujdesit
Spitali

GRAMSH- Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Gramsh ka deklaruar se vetëm një fëmijë është paraqitur në spitalin e Gramshit. Në njoftimin zyrtar, shprehen se femija ka pasur shqetësime të lehta gastrointestinale dhe është referuar për analiza laboratorike nga mjekja pediatre përkatëse. Më pas, në kuadër të hetimit epidemiologjik janë marrë gjithsej 76 mostra nga fëmijët dhe punonjësit, dhe janë në proces analizimi. Rezultatet pritet të dalin nesër.

Reagimi i plotë i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Gramsh:

Në vijim të raportimeve në media mbi një situatë të ndodhur në një institucion parashkollor në qytetin e Gramshit, sqarojmë se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor është vënë menjëherë në ndjekje të rastit.

1 fëmijë është paraqitur me shqetësime të lehta gastrointestinale dhe është referuar për analiza laboratorike nga mjekja pediatre përkatëse. Në kuadër të hetimit epidemiologjik janë marrë gjithsej 76 mostra nga fëmijët dhe punonjësit, dhe janë në proces analizimi.

Rezultatet e analizave nuk kanë dale ende përfundimtare dhe priten të jenë të disponueshme ditën e nesërme, më 25 maj 2025. NJVKSH Gramsh ka njoftuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) dhe po bashkëpunojnë ngushtësisht me strukturat vendore për të garantuar një vlerësim të plotë dhe të kujdesshëm të situatës.

Theksojmë se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në kohë dhe me profesionalizëm, dhe nuk ka vend për shqetësim të shtuar në këtë fazë. Çdo informacion i mëtejshëm do të bëhet publik në mënyrë transparente, sapo të përfundojnë analizat dhe verifikimet përkatëse.

Ky është reagimi i parë që vjen nga një institucion shëndetësor pas situatës së raportuar në Gramsh. Mediat kanë raportuar sot për rreth 70 fëmijë të helmuar që janë paraqitur me të vjella, ethe, diarre dhe temperaturë në spital. Analizat paraprake kanë treguar se fëmijët janë sëmurur nga salmonella pas drekës së ngrënë në kopshtin publik nr.1.

Poll

MOS HUMB