Aktualitet

Helmimi masiv në Dibër, shkak u bë kontaminimi i ujit të pijshëm, prefekti: Po pastrojmë rrjetin me klor

Nga pacientët e paraqitur në spital u evidentuan 8 fshatra të prekur dhe më shumë se 100 banorë të helmuar.

k.m.
Helmimi masiv në Dibër, shkak u bë kontaminimi i ujit të
Foto nga spitali

TIRANË- Shkak për helmimin e qindra qytetarëve në Dibër është uji i pijshëm. Rezultati ka ardhur pas analizave të kryera, por prefekti sqaron se infektimi nuk ka ardhur nga burimi kryesor. Nga pacientët e paraqitur në spital u evidentuan 8 fshatra të prekur dhe më shumë se 100 banorë të helmuar. Në një deklaratë për mediat, prefekti i qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu tha se uji i kanalit të Sopanikës ka pasur një ngarkesë mikrobike që ka shkaktuar edhe helmimin e qytetarëve. Sot, që është dita e tretë, në spital janë shtruar 6 persona, mes tyre 5 fëmijë dhe një i rritur. Gjendja e tyre raportohet që të jetë jashtë rrezikut për jetën. 

"Respektivisht janë 8 fshatra. Fushë Aliaj, Përgjegjaj, Prestë, Kandër, Kshavec, Pak, Vakuf. Është një zonë me 3-4 mijë banorë. Ditën e parë kanë qenë rreth 100 qytetarë që kanë marrë ndihmë. Sot është dita e tretë, gjithsej 6 veta janë hostipalizuar nga këto 5 fëmijë dhe 1 i rritur. Uji i kanalit të Sopanikës në këto fshata, jo në burim ka ngarkesë të lehtë mikrobike. Pra është i papërdorshëm për t'u pirë.Gjatë ditës së djeshme, të gjitha depot janë pastruar me themel dhe janë pastruar me klor,"-bën me dije për mediat prefekti Shehu. 

Ky është një rast i përsëritur i helmimeve në Dibër.

Ditën e sotme pritet të vijë përgjigjja e analizave bakterologjike të çuara për analizim në laboratorin kombëtar në Tiranë. Kështu do të zbulohet edhe shkaku i vërtetë i helmimit të qytetarëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB