Aktualitet

Mesazhet në celularin e Monika Kryemadhit/ Ish-ministri Edmond Haxhinasto shkon në SPAK: U pyeta si dëshmitar

Haxhinasto do të merret në pyetje lidhur me mesazhet e gjetura në celularin e Monika Kryemadhit për fibrat obtike.

k.m.
Mesazhet në celularin e Monika Kryemadhit/ Ish-ministri Edmond Haxhinasto
Edmond Haxhinasto

TIRANË- Edmond Haxhinasto është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Haxhinasto është pyetur në lidhje me dosjen Meta-Kryemadhi, pasi eksponenti i Partisë së Lirisë, i cili në të shkuarën ka mbajtur disa poste si drejtues i ministrive. Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, Haxhinasto tha se u pyet si dëshmitar.

"U pyeta si dëshmitar", tha Haxhinasto pasi doli nga SPAK. 

Gjatë qeverive të ndryshme, Haxhinasto ka qenë në detyrën e Ministrit të Jashtëm të Re­publikës së Shqipërisë (vitet 2010–12); nga viti 2012 deri në vitin 2013 ka mbajtur postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë; ndërsa nga viti 2013-2016 ka mbajtur detyrën si ministër i Transportit dhe Infrastrukturës.

Paraprakisht, u raportua se Haxhinasto do të merrej në pyetje lidhur me mesazhet e gjetura në celularin e Monika Kryemadhit për fibrat obtike. Në atë kohë, kompetenca ishte e ministrisë që drejtonte Haxhinasto.

Për dosjen në fjalë, është vendosur në pranga presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbi të cilin rëndojnë 3 akuza, të njëjtat ka edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Por kjo e fundit për shkak të gjendjes shëndetësore është lënë në masën e sigurisë "detyrim paraqitje"./ZËRI

Poll

MOS HUMB