TIRANË-Në seancën e sotme të radhës në GJKKO për dosjen e "Sterilizimit", Ilir Beqaj ka patur një kërkesë të pazakontë. Beqaj u shpreh para trupës se e ka të pamundur të lexojë apo dëgjojë të gjitha CD-të e audiove të seancës paraprake dhe për këtë ka kërkuar asistencën e ministres virtuale “Diella” në burg.
"Po na duhet një ‘Diellë’, mesa duket, sepse CD-të duhet t’i marrësh kundrejt tarifës, pra i bie të blesh akuzën. Do t’i bëj kërkesë gjykatës që të më sjellë kompjuter që t’i dëgjoj, por duhet të urdhëroni Drejtorinë e Burgjeve që të ma lejojë”, ka thënë Beqaj në gjykatë.
Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit./ZËRI