Aktualitet

Iu gjet arsenal armësh në banesë, Gjykata e Fierit lë në burg Milasin Ramajn

38-vjeçari kishte ngritur një bazë kriminale, ku mbante arsenal armësh, me qëllim shitjen te kontigjenti kriminal për kryerjen e krimeve kundër personit.

E.K
Iu gjet arsenal armësh në banesë, Gjykata e Fierit lë
milasin ramaj

TIRANË- Gjykata e Fierit ka lënë në burg Milasin Ramajn, të cilit iu gjet dy ditë më parë një arsenal armësh në banesë. Ramaj u vu në pranga nga blutë e Fierit pasi e kishte kthyer banesën e tij në lagjen “Kastriot” në bazë armësh.

38-vjeçari ra në prangat e policisë në një operacion të befasishëm në qęndër të qytetit.

Strukturat hetimore dhe operacionale filluan menjëherë punën duke lokalizuar 38-vjeçarin teksa lëvizte me automjet ku gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë që e posedonte pa leje dhe një shumë parash prej 3.500 euro.

Në vijim të hetimeve të thelluara u mundësua zbulimi i një banese në lagjen “Kastriot” të cilën ky shtetas e përdorte si bazë armësh, pjesësh dhe armësh municioni që dyshohet për t, ia shitur grupeve kriminale.

Nga kontrolli në këtë ambient u gjetën dhe sekuestruan 10 armë zjarri automatikë, 1 armë zjarri pistoletë,1 armë zjarri pistoletë automatike, 2 silenciatorë, 9 karikatorë automatiku, 3 karikatorë pushke, 2 krehra pistoletë, dhe sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.

Milasin Ramaj u la në burg nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu me kërkesë të prokurores Elona Gixhari, ndërsa në koordinim me Prokurorinë e Fierit, po vijojnë hetimet për të identifikuar shtetas të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./ZËRI 

Poll

MOS HUMB