
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme (30 janar), ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 15-vjeçar. I mituri u plagos aksidentalisht gjatë një konflikti mes dy xhaxhallarëve të tij, ku Nazmi Pëllumbi, ka qëlluar me armë zjarri vëllanë e tij binjak Florant Pëllumbi.
Grupi hetimor ka mundur të zbardh plagosjen e 15-vjeçarit fal dëshmisë së dhënë nga nëna e këtij të fundit, e cila ka treguar se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur djalin e saj. Sipas saj, konflikti mes të dyve ka nisur fillimisht për shitjen e lëndëve narkotike kokainë, debat që ka degraduar deri në nxjerrje arme.
Në lidhje me ngjarjen në kërkim është shpallur 29-vjeçari, Nazmi Pëllumbi, xhaxhai i të miturit, ndërsa është arrestuar vëllai i tij binjak Florant Pëllumbi. Këtoj të fundit iu gjet gjatë kontrollit në banesën iu gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./ZËRI