
KORÇË- Gjatë një aksioni policor në fshatin Voskop të Korçës, policia ka zbuluar një magazinë më lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.
Dyshohet se sasia e gjetur ishte mbledhur dhe ishte bërë gati për shitur. Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar, sipas informacioneve paraprake janë arrestuar 6 persona mes tyre edhe disa gra të cilat ishin punonjëse që rezultojnë të jenë nga Cërriku. Sasia e lëndës narkotike e gjetur është rreth 60 kg kanabis sativa të bërë gati për shitje, ndërsa ka më tepër se 100 rrënjë të cilat kanë qenë me kanabis i njomë me boçe dhe kërcell.
Personi kryesor që dyshohet të jetë ai që organizonte punën është një banor nga Voskopi, i cili është shpallur në kërkim.
Gjithashtu në magazinë është gjetur edhe një armë zjarri ndërsa dyshohet se lënda narkotike është marrë nga tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për t’u tharë, e më pas për t’u tregtuar./ ZËRI