
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Shqipëri. Sipas të dhënave paraprake magnitudë ka qenë 4.1 e shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë në Lis, 12 km larg Burrelit dhe rreth 40 km larg Tiranës.

EPIQENDRA
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë. Ministria e Mbrojtjes njofton se sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Burrel dhe Qarkut Dibër nuk raportohen dëme materiale./ZËRI
Poll