Aktualitet

Lojëra fati dhe lëndë narkotike në lokal, arrestohet organizatori dhe 9 klientë në Elbasan

Sipas policisë, përveç pronarit janë arrestuar edhe 9 persona të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë duke organziuar lojëra fati.

I.F
Lojëra fati dhe lëndë narkotike në lokal, arrestohet
Pamje nga operacioni i Policisë

ELBASAN- Një 35-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira për organizimin e lojërave të fatit dhe përdorimin e lëndëve narkotike. Sipas policisë, përveç pronarit janë arrestuar edhe 9 persona të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë duke organziuar lojëra fati.

35-vjeçari pronari i lokalit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, akuzohet për “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Ndërsa 7 klientët e tjerë akuzohen për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Ndërsa dy të tjerët për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë operacionit, efektivët sekuestruan 1 tavolinë pokeri, 2 valixhe me çipsa, 8 pako letra bixhozi, 11 aparate celulare, lëndë narkotike, 2 grirëse të kësaj lënde, shuma parash në lekë, euro dhe paund që dyshohen se janë fituar nga ky aktivitet kriminal.


“Kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit dhe për përdorim të lëndëve narkotike, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.

Gjithashtu, vihen në pranga 9 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë në lokal, duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin.

Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri, 2 valixhe me çipsa, 8 pako letra bixhozi, 11 aparate celulare, lëndë narkotike, 2 grirëse të kësaj lënde, suma parash (lekë, euro dhe paund), të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Texas Poker".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

- B. S., 35 vjeç, banues në Elbasan (administrator i lokalit) për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Përshtatja e lokalit për përdorim droge";

- P. O., F. Q., K. I., R. P., P. S., E. D., dhe I. R., për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin";

-Ç. Xh., dhe A. B., për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë këta shtetas, duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal që e kishte marrë me qira shtetasi B. S., në fshatin Labinot fushë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, 2 valixhe me çipsa, 8 pako letra bixhozi, 11 aparate celulare, lëndë narkotike, 2 grirëse të kësaj lënde, shuma parash në lekë, euro dhe paund të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB