Aktualitet

Masakra e Peshkëpisë/ Protestë para SPAK, kërkohet rihapja e hetimeve për Fredi Belerin

Masakra u regjistrua më 10 prill 1994 pranë kufirit me Greqinë, e tashmë që kanë kaluar thuajse 30 vite nga ngjarja, protestesit kërkojnë rihapjen e hetimeve, me kushtin që të përfshijnë edhe rolin e Belerit.

k.m.
Masakra e Peshkëpisë/ Protestë para SPAK, kërkohet rihapja e
Pamje nga protesta

TIRANË- Një grup personash kanë protestuar para Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Protestuesit kërkojnë rihapjen e hetimeve ndaj eurodeputetit grek të "NeoDemokracia", Fredi Belerit, lidhur me çështjen e masakrës së Peshkëpisë, duke pretenduar se politikani ka gisht në ngjarje. Masakra u regjistrua më 10 prill 1994 pranë kufirit me Greqinë, e tashmë që kanë kaluar thuajse 30 vite nga ngjarja, protestesit kërkojnë rihapjen e hetimeve, me kushtin që të përfshijnë edhe rolin e Belerit.

“Ne jemi në radhë të parë shqiptarë, njerëz që na dhemb kombi ynë. Jemi njerëz që na intereson të vihet drejtësia në vend. Këtu ka edhe ushtarë që kanë qenë në masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994, ku janë vrarë dy ushtarë shqiptarë. Ne kërkojmë që Fredi Beleri, se ka qenë, se e kanë nxjerrë mediat greke, ka qenë pjesëmarrës, është kapur me armë, sot i bie eurodeputet në Parlamentin Europian, ne duam drejtësi. Sepse është turp të ofendohet në radhë të parë kombi ynë, kombi që ka kontribuuar për Europën, me Skënderbeun, me Nënë Terezën. Nuk duhet të na përfaqësoj një njeri si ai se pa dashje ulet dinjiteti i kombit tonë, lëndohemi ne, lëndohen gjithë bashkëkombësit tanë dhe ushtarët që kanë qenë pjesë e asaj masakre që u bë nga shteti grek. Të rihapen hetimet. Hetimet do hapen falë amerikaneve që ndoshta i dhemb shpirti pak për ne, sepse nga Europa çfarë do presim ne, se Europa e bëri eurodeputet atë”, tha një nga pjesëmarrësit në protestë.

Masakra e Peshkëpisë/ Protestë para SPAK, kërkohet rihapja e
Pamje nga protesta

Për këtë ngjarje Beleri u morr në pyetje edhe në maj të vitit 2019, kur asokohe Prokuroria për Krimet e Rënda rihapi dosjen e “Masakrës së Peshkëpisë”. Hetimet u drejtuan asokohe nga prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci dhe Belerit iu komunikua dhe akuza “kryerje e aktiviteteve dhe veprimtarive terroriste”. Por, Prokuroria e Posaçme pushoi hetimet për shkak se nuk gjeti prova të mjaftueshme. 

Si ndodhi masakra?

Ngjarja ndodhi në postën kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër, ku një komando speciale e organizatës greke “MAVI” kaloi kufirin me këmbë dhe hyri në tokën shqiptare ku iu drejtua postës së kufirit dhe dyshohet se vrau komandantin e postës Fatmir Shehu, ushtarin Arsen Gjini dhe plagosi ushtarët e tjerë Ardian Velmishi, Janaq Zaka, Frederik Kalemi. Gjatë sulmit komandoja terroriste mori peng dhe një nga ish-nënoficerët e këtij reparti kufitar Qemal Stroka, i cili më pas u la i lirë në kufi./ZËRI

Poll

MOS HUMB