
SHKODËR- Viktima e masakrës së Dobraçit, Hamza Lici nuk ka mundur për asnjë moment t'u përgjigjej dy personave që qëlluar me breshëri kallashnikovi. Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Open” se referuar të dhënave nga Policia e Shtetit, Hamza Lici nuk ka mundur të qëllojë me armën që kishte me vete, por Arlind Bushati, i cili mori një plumb në kokë është kundërpërgjigjur. Të dy, kishin me vete në makinë 3 pistoleta.
Po ashtu, gazetarja Lala shtoi se deri më tani dyshohet se në vrasje kanë marrë pjesë dy persona, të cilët ende nuk janë identifikuar dhe as arrestuar nga Policia e Shtetit. Por teksa Lici ishte kthyer në Shqipëri nga Mali i Zi, autorët kishin nisur që ta ndiqnin derisa e goditën për t'i marrë jetën.
Lici dhe Bushati po udhëtonin në një auromjet tip “Mercedes Benz” me targa kroate në lagjen “Dobraç” të Shkodrës në momentin që janë qëlluar nga dy malina në lëvizje. Fatkeqësisht, pranë tyre ka qenë duke kaluar edhe çifti Basha me biçikletë. Dy të plagosurit janë në spital në gjendje të rëndë./ZËRI