Aktualitet

Me 5 kg heroinë e kokainë drejt Durrësit, Mirand Herri dhe Luftim Hoxha mbeten në burg

Autorët të dy banues në Maminas, ishin nisur drejt Durrësit me një automjet tip “Mercedes-Benz”.

F.I
Me 5 kg heroinë e kokainë drejt Durrësit, Mirand Herri dhe Luftim
të arrestuarit Luftim Hoxha dhe Mirland Herri

TIRANË-Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Mirand Herrin dhe Luftim Hoxhën, të cilët u kapë në flagrancë  pasditen e 23 gushtit me mbi 5.2 kilogramë heroinë dhe kokainë. Dyshja u mbajtën prej disa ditësh në vëzhgim nga Antidroga e Policisë së Tiranës.

Autorët të dy banues në Maminas, ishin nisur drejt Durrësit me një automjet tip “Mercedes-Benz”. Droga e sekuestruar rreth 5 kilogramë lëndë narkotike, konkretisht 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë, nëse kjo sasi do të hidhej në treg dhe do të shpërndahej në doza, vlera e saj do të përllogaritej në mbi 500 mijë euro. 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba zbuloi detaje lidhur me operacionin, ku u shpreh se pas ndalimit të automjetit, gjatë kontrollit policia gjeti një çantë, brenda së cilës ndodheshin 7 pako me lëndë narkotike të cilat do të trafikoheshin drejt Durrësit. Në mjet u gjetën 4 pako me lëndë narkotike të llojit heroinë, me peshë 2 kilogramë e 123.6 gramë, si dhe 3 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 3 kilogramë e 120.6 gramë.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar të plotë aktivitetin e dyshuar dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë./ZËRI

Poll

MOS HUMB