Aktualitet

Me kokainë dhe municion luftarak, arrestohet në parkingun e spitalit “Nënë Tereza” 22-vjeçari

Buçi mbahej nën vëzhgim nga Antidroga e Tiranës, ndërsa është hetuar prej 4 muajsh pasi ishte i dyshuar për shpërndarje të sasive të mëdha të kokainës.

F.I
Me kokainë dhe municion luftarak, arrestohet në parkingun e spitalit
Kristi Buci

TIRANË-Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë brenda parkingut në QSUT, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve në mjetin dhe banesën e Kristi Buçit, policia gjeti rreth 900 gramë kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen. Kontrollet fillimisht u kryen në rrugën "Kongresi i Manastirit", më pas edhe në banesën e tij. Buçi mbahej nën vëzhgim nga Antidroga e Tiranës, ndërsa është hetuar prej 4 muajsh pasi ishte i dyshuar për shpërndarje të sasive të mëdha të kokainës.


Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas disa muajsh hetime nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Interruption”. Iu gjetën në automjet dhe në banesë, rreth 900 gramë kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari.

Sekuestrohen lënda narkotike dhe një sasi municioni luftarak që u gjet në banesën e këtij shtetasi.

Si rezultat i hetimit proaktiv nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për goditjen e një rasti të shitjes së drogave të forta, është finalizuar operacioni policor i koduar “Interruption”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjetin e këtij shtetasi, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dhe më pas në banesën e tij, ku kanë gjetur në total rreth 900 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB