Aktualitet

Mes britmash e ulërimash, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë! Dy të gjakosur përfundojnë në spital (VIDEO)

Prej 1 muaji banorët protestojnë, teksa herë pas here, janë përplasur me efektivët e policisë në zonë.

zh.ll
Mes britmash e ulërimash, banorët e Rrjollit përplasen
pamje-rrjoll

VELIPOJË- Banorët e Rrjollit në Velipojë vijojnë kundërshtimin për ndërtimin e resortit luksoz të biznesmenit Bashkim Ulaj. Prej 1 muaji banorët protestojnë, teksa herë pas here, janë përplasur me efektivët e policisë në zonë. Këta të fundit ndërhyjnë për të mos lejuar banorët, të cilët tentojnë që të bllokojnë punimet e kompanisë së Ulajt “Gener 2”. 

Pavarësisht episodeve të tensionuara dhe të dhunshme, banorët nuk ndalen dhe kanë vijuar dhe këtë të premte me një tjetër protestë, ku sërish janë regjistruar përplasje fizike. Siç duket edhe në video, disa prej qytetarëve shihen se kanë pësuar lëndime si pasojë e përplasjeve të dhunshme me policinë dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Disa madje, shihen edhe të gjakosur nga duart.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Banorët kanë protestuar edhe para Kuvendi dhe Prokurorisë së Posaçme. Familjarët protestojmë kundër ngritjes së resortit turistik, duke e cilësuar si grabitje të pronës së tyre nga kjo kompani. Ata shprehen se zotërojnë dokumentacion të rregullt për 400 dynym tokë me vendim gjykate të vitit 2006.

Një fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh. Në 31 dhjetor të vitit 2024 biznesmeni Bashkim Ulaj, së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” në bregdetin e Velipojës./ZËRI

Poll

MOS HUMB