
TIRANË-Paraditen e sotme para Kryeministrisë është zhvilluar protesta e radhës nga minatorët. Minatorët kanë përsëritur kërkesat e tyre dhe i kanë bërë thirrje deputetëve që të ndryshojnë ligjet, pasi sipas tyre, janë antikushtetues dhe vjedhin pensionistët.
“Zotërinj miratorë, ju përshëndes për pjesëmarrjen tuaj në protestën e fuqishme që po bëni dhe mjaft këmbëngulëse, pasi nuk po tërhiqeni për të drejtat tuaja. Nuk jeni vetëm ju të vjedhur, por është vjedhur një popull i tërë nga këta maskarenjtë, që kanë bërë ligje antikushtetues për të vjedhur pensionistët. Këta kanë shtuar në ligj nenin 9/13 që janë kundër nenit 79 që është detyrim ligjor që të mbrohen kontributet, prandaj ju bëj thirrje deputetëve, kryetares së parlamentit që të pastrojnë ligjet nga nenet 9/13 që janë kundër nenit 79. Këtu i gjithë shteti është kundër këtij neni, nga parlamenti, ekzekutivi, kryeministri dhe të gjithë me radhë ku institutcionet nuk punojnë me ligj, por me sistem kompjuterik. Këta janë kundër popullit, këta duhen hetuar nga SPAK, ky është një krim shtetëror kundër popullit, kundër njerëzve të punës, nga shteti i së drejtës, që në fakt është shteti që ‘rrjep’ qytetarët dhe i vjedh ato çdo ditë,” -janë shprehur ata.
Statusi i minatorit përfshin sigurimin e jetës për minatorët, rritjen e pagave, rritjen e pensionit dhe garantimin e kujdesit shëndetësor./ZËRI