Aktualitet

“Misioni Botërori”/ Sot sfida Angli-Shqipëri, formacioni i Kombëtares

Sfida do të nisë në orën 20:45.

I.F
“Misioni Botërori”/ Sot sfida Angli-Shqipëri, formacioni i
Kombëtarja

TIRANË- Kombëtarja e Shqipërisë nis mbrëmjen e sotme rrugëtimin e saj për në Botërorin e 2026. Ndeshja e parë e Kualifikuesve do të jetë kundër Anglisë dhe do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”. Kombëtarja do të luajë me fanellën e tretë, kjo pasi Anglia luan në shtëpi, por duke qenë se e dyta është me ngjyrë të bardhë dhe e ngjashme me atë të skuadrës rivale, është bërë kjo zgjedhje. Sfida do të nisë në orën 20:45.

“Misioni Botërori”/ Sot sfida Angli-Shqipëri, formacioni i

Po ashtu, në këtë takim në skuadrën e Kombëtarës vërehen edhe disa mungesa si Ismajli, Kumbulla, Broja dhe Hysaj. Në mesfushë do të jenë, Starkosha, Balliu, Gjimshiti, Ajetin dhe Aliji. Në mesfushë janë vendosur treshja e përhershme me Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa Bajrami dhe Asani do të mbështesin Myrto Uzunin në qendër të sulmit.

Nga ana tjetër, në mesfushën e Anglisë do të shohim: Pickford në portë; Walker, Konsa, Burn dhe Lewis-Skelly në mbrojtje. Mesfusha përbëhet nga Rice, Jones dhe Bellingham, ndërsa Foden dhe Rashford do të mbështesin Kane në sulm.

Arbitrat e këtij takimi do të jenë Alejandro Hernández, José Naranjo, Diego Sánchez Rojo dhe Alejandro Muñiz Ruiz në fushë dhe në VAR Cesar Soto Grado e Valentín Gómez.

FORMACIONI:

Anglia: Pickord, Walker, Rice, Konsa, Foden, Kane, Bellingham, Rashford, Burn, Jones, Lewsis-Skelly

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Asllani, Asani, Bajrami, Uzuni, Laçi, Ramadani

Dy kombëtaret janë përballur gjashtë herë në histori, në të gjitha rastet për Kualifikueset e Kupës së Botës. Por të 6-ta përballjet kanë përfunduar me fitoren e Anglisë. Anglia ka shënuar 19 herë ndaj Shqipërsë, ndërsa kombëtarja jonë vetëm një herë më 28 mars të 2001 nga Altin Rraklli. Kombëtarja jonë kërkon të surprizojë “Tre Luanët” ose të barazojë./ZËRI

Poll

MOS HUMB