Aktualitet

Operacioni antidrogë në Tiranë: 52 persona në "radarë", mes tyre furnizuesi dhe ish-polici i përjashtuar prej 'bluve' (EMRAT-FOTO)

Sipas hetimeve, droga shpërndahej edhe në disa prej gjimnazeve, mes tyre “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi”, si dhe në Gjimnazin Profesional Ekonomik.

zh.ll
Operacioni antidrogë në Tiranë: 52 persona në
Engrid Henaj dhe ferit xhani

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar për operacionin antidrogë "Shkolla të pastra" në kryeqytet për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave të Tiranës. 

Sipas burimeve, grupet e kishin shtrirë aktivitetin në disa zona të Tiranës, pranë shkollave 9-vjeçare. Sipas hetimeve, droga shpërndahej edhe në disa prej gjimnazeve, mes tyre “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi”, si dhe në Gjimnazin Profesional Ekonomik.

Burime bëjnë me dije se një prej personave të dyshuar si furnizues ishte Ferit Xhani, i njohur me nofkën “Luizi”. Ky i fundit,  rezulton i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë të mëparshëm për vepra penale që lidhen me drogën dhe plagosjen.

Operacioni antidrogë në Tiranë: 52 persona në
ferit xhani

Një rol të rëndësishëm në aktivitetin e grupit dyshohet se kishte edhe ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Engrid Henaj. Sipas burimeve, Henaj ishte përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit disa vite më parë, pasi ishte arrestuar nën dyshimin për vjedhje.

Operacioni antidrogë në Tiranë: 52 persona në
engrid henaj

Ndërkohë, hetimet për operacionin po vijojnë. Siç u bë me dije më herët nga policia, janë identifikuar 52 persona si pjesëtarë të grupeve të dyshuara, 38 në pranga, ndërsa 14 janë në kërkim./ZËRI

Poll

MOS HUMB