Aktualitet

Pas 3 ditësh! Qëlloi me armë brenda klubit, shpallet zyrtarisht në kërkim Mir Pepa

Në një njoftim zyrtar, Policia ka bërë me dije se 33-vjeçari po kërkohet pasi ka qëlluar me armë zjarri në një klub nate.

k.m.
Pas 3 ditësh! Qëlloi me armë brenda klubit, shpallet zyrtarisht
Jetmir Pepa

TIRANË- Pas 3 ditësh, Policia e Shtetit ka shpallur zyrtarisht në kërkim Jetmir Pepën. Në një njoftim zyrtar, Policia ka bërë me dije se 33-vjeçari po kërkohet pasi ka qëlluar me armë zjarri në një klub nate. Po sipas Policisë, nga kontrolli dhe nga këqyrja e vendit ku ka ndodhur incidenti është gjetur një gëzhojë. 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e ndërrimit të viteve tek parku Olimpik i Tiranës, teksa në skenë performonte Stresi (Arkimed Lushaj). Diku në sallëu dëgjuan të shtëna me armë zjarri. ZËRI ka mësuar sherri kishte nisur pasi Jetmir (Mir) Pepa kishte hedhur një cigare të pafikur. Cigarja e pafikur ra poshtë në një tavolinë ku ishin një grup djemsh, të cilët ende nuk janë të identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Të indinjuar nga gjesti, grupi i djemve fillimisht është përplasur verbalisht me Pepën. Më pas, përplasja ka vijuar...kësaj here me gota! Në këtë moment, Mir Pepa nxjerr armën e zjarrit dhe qëllon në ajër duke shkaktuar panik tek të gjithë të pranishmit e tjerë. Edhe në video, dëgjohen dy të shtëna me armë zjarri që largojnë reperin Stresi nga skena, ndërsa këngëtarja tjetër që duhet të përformonte atë natë, Dafina Zeqiri, nuk doli fare në skenë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në përfundimin të veprimeve të para hetimore nga Komisariati i Policisë Nr.2, nën drejtimin e Prokurorisë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit J.P, 33 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” më datë 01.01.2025 rreth ores 04:30. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Mir Pepa është një personazh problematik dhe jo pak i njohur për policinë. Jo rrallëherë ai është përfshirë në situata të tilla të cilat kanë shkuar deri edhe në përdorimin e armës së zjarrit. Mir Pepa njihet edhe si biznesmen ndërtimi në Tiranë e në Shqipëri, por asnjëherë nuk ka dalë në skenë me emrin e tij. Ky i fundit është një biznesmen i njohur në vend, që dikur ka qenë në lidhje me motrën e Oriola Marashit. Pepa njihet nga të gjithë si një nga personat më të pasur në Shqipëri, për të është folur edhe me herët që ka qenë në lidhje me disa nga modelet më seksi shqiptare, e po ashtu ai bie shumë në sy për stilin e jetës së shfrenuar dhe të shtrenjtë që ka./ZËRI

Poll

MOS HUMB