Aktualitet

Përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit Gentian Berberi

Vendimi nuk është ende përfundimtar, pasi pritet të shqyrtohet edhe nga Komisioni i Apelimit.

F.I
Përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit Gentian
Gentian Berberi

TIRANË-Gentian Berberi, ish-drejtuesi i Policisë vendore në qytetin e Shkodrës është përjshtuar nga radhët e Policisë së Shtetit. Vendimi nuk është ende përfundimtar, pasi pritet të shqyrtohet edhe nga Komisioni i Apelimit.

Pasi u lirua nga drejtimi i Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët në luftën kundër kultivimit të kanabisit, ai ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në sektorin e Analizës. Berberi është paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku dyshohet se ka përdorur fjalor fyes dhe ka kërcënuar zyrtaren për shkak të uljes së tij në detyrë.

Pas incidentit, Drejtori i Policisë, Skënder Hita, ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të Berberit nga detyra. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur procedurat e hetimit disiplinor ndaj tij, lidhur me sjelljen e dyshuar ndaj drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Poll

MOS HUMB