Aktualitet

Përmbytjet "zaptuan" Durrësin, qytetarët sërish në protestë, kapsolla dhe kova ujë drejt godinës së Bashkisë (VIDEO)

Protestuesit brohorasin në kor: ‘Turp Turp’, ndërsa disa prej tyre kanë hedhur kapsolla në drejtim të godinës së bashkisë.

zh.ll

Përmbytjet "zaptuan" Durrësin, qytetarët sërish

DURRËS- Një tjetër protestë po zhvillohet mbrëmjen e sotme para Bashkisë Durrës, lidhur me përmbytjet e ditëve të fundit që shkaktuan 1 viktimë. Qytetarët janë mbledhur para Bashkisë, teksa shprehin pakënaqësitë e tyre për menaxhimin e situatës nga bashkia. Protestuesit brohorasin në kor: ‘Turp Turp’, ndërsa disa prej tyre kanë hedhur kapsolla në drejtim të godinës së bashkisë.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Qarku i Durrësit është një nga më të goditur të motit të keq me reshje shiu gjatë ditëve të fundit, ku përmbytjet kanë lënë pas dëme të konsiderueshme. Edhe pse reshjet e shiut pothuajse kanë ndaluar, uji akoma nuk është larguar nga disa zona. Situata më kritike paraqitet në Njësinë Administrative Sukth dhe Katund i Ri, ku lumi i Erzenit ka dalë nga shtrati dhe një pjesë e banorëve është evakuuar.

Në Durrës është regjistruar gjithashtu dhe viktima e parë nga përmbytjet, një punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh, 54-vjeçari Astrit Hysenaj që dyshohet se e ka marrë rrjedha./ZËRI

Poll

MOS HUMB