Aktualitet

Përplasi për vdekje 7-vjeçaren/ Ish-efektivi apeloi dënimin, gjyshi i Jonadës: Të rikonfirmohet vendimi!

Me gjithë këmbënguljen e gjyshit të Jonadës që të mbante fjalën në emër të prindërve të Jonadës trupa gjykuese nuk pranoi që Ismet Avdiaj të fliste

F.I
Përplasi për vdekje 7-vjeçaren/ Ish-efektivi apeloi
Arjan Tase dhe Jonada Avdiaj

TIRANË-Në 19 shkurt u zhvillua seanca e plotë në Apelin e Tiranës në lidhje me dënimin e Arjan Tases, ish-efektivin e Policisë, i cili më 2 gusht të vitit 2022 përplasi për vdekje me skaf në plazhin e Potamit, 7-vjeçaren Jonada Avdiaj. Ish-efektivi apeloi dënimin me 18 vite burg. 

Avokatët e të pandehurit kërkuan të shfaqen pamjet filmike të sekuestruar nga kamera e hotelit në seancën tjetër, e cila u la më datë 27 shkurt 2025. Po ashtu avokatët e të pandehurit kërkojnë ndryshimin e klasifikimit të veprës penale vrasje me dashje me qëllim që i pandehuri të dënohet sa më pak.

Në seancë morën pjesë dy avokatët e të pandehurit edhe vetë autori, i cili ishte prezent në gjyq. Me gjithë këmbënguljen e gjyshit të Jonadës që të mbante fjalën në emër të prindërve të Jonadës trupa gjykuese nuk pranoi që Ismet Avdiaj të fliste, por fjalën e tij e lexoi avokati i familjes Avdiaj, Adriatik Lapaj para trupës gjykuese.

Për 'News24' gjyshi i së ndjerës, Ismet Avdiaj thotë që në fjalën e tij i ka kërkuar trupës gjykuese se vendimi i shkallës së parë Vlorë që dënoi me 18 vite burg autorin, ka dhënë drejtësi dhe një rikonfirmim i këtij vendimi do të ishte dinjitoz në tragjedinë e familjes. 

Më 2 gusht 2022, 7-vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën tragjikisht teksa po lahej në bregun e detit, pasi u godit nga një gomone, e cila në kundërshtim me rregullat, po lundronte brenda kordonit të sigurisë. Tragjedia u shkaktua nga polici Arjan Tase, i cili po lundronte në mes të pushuesve teksa po laheshin dhe për shkak të një manovre të gabuar i mori jetën të miturës. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan./ZËRI

Poll

MOS HUMB