BERAT- Një 37-vjeçar është plagosur në orët e para të mëngjesit në Berat. Mësohet se ai është Fabjel Toska (Xhindi), i cili është dërguar në spital nga shoku i tij për të marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se ai është plagosur me armë zjarri në hyrje të qytetit, në rrethana ende të paqarta. Toska nuk ka pranuar të dëshmojë para policisë për ngjarjen e ndodhur. Ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti me disa persona të paidentifikuar dhe 37-vjeçarit, në lagjen “Kombinat”. Policia po heton më shumë mbi ngjarjen.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit. 37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoriteve./ZËRI