Aktualitet

I dhunoi djalin! 42-vjeçarja plagos me thikë partneren e ish-bashkëshortit

Ndërkohë bashkëjetuesja e ish-burrit të saj, shtetasja me iniciale B. I, u procedua penalisht.

F.I
I dhunoi djalin! 42-vjeçarja plagos me thikë partneren e
FOTO ILUSTRUESE

BERAT-Një plagosje me thikë është regjistruar ditën e djeshme (30 prill) në Berat. Konflikti ka ndodhur mes dy grave, ku 42-vjeçarja ka goditur me thikë bashkëjetuesen e ish-bashkëshortit të saj. 41-vjeçarja e plagosur dydhohet se ka dhunuar djalin e bashkëjetuesit të saj. 

42-vjeçarja me iniciale P. Sh., banuese në fshatin Kamçisht, u arrestua në flagrancë nga uniformat blu. Ndërkohë bashkëjetuesja e ish-burrit të saj, shtetasja me iniciale B. I, u procedua penalisht.

Sipas informacioneve zyrtare, e arrestuara, shtetasja P. Sh., ka sulmuar fizikisht me mjet prerës 41-vjeçaren B. I., pas një konflikti të momentit. Viktima ka marrë plagë, por fatmirësisht nuk ndodhet në rrezik për jetën. B. I. është nën hetim penal prej dy ditësh për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të bashkëjetuesit të saj, i cili është gjithashtu djali i shtetases P. Sh.

Ndaj 42-vjeçares rëndon akuza për “Plagosje e rëndë me dashje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme hetimore./ZËRI

Poll

MOS HUMB