Aktualitet

EMRI- Plagoset me thikë 40-vjeçari në Korçë, arratiset autori

Policia ndërkohë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

I.F
EMRI- Plagoset me thikë 40-vjeçari në Korçë,
FOTO ILUSTRUESE

KORÇË-  Një 40-vjeçar është plagosur me thikë në qendër të qytetit të Korçës këtë mbrëmje. Sipas Policisë, i plagosuri Ergyst Shtylla është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Policia ndërkohë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Rreth orës 20:15, shtetasi E. Sh. 40 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga një shtetas ende i pa indetifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB