Aktualitet

Policia zbardh vrasjen e Kozeta Teço/ I dashuri e vrau me thikë, më pas i dogji banesën, pranga të riut

Ilirjan Selmani kishte shkuar në banesën e të dashurës së tij, ashtu si çdo natë tjetër. Të dy kishin një lidhje që zgjaste prej 3 vitesh.

k.m.
Policia zbardh vrasjen e Kozeta Teço/ I dashuri e vrau me thikë,
Ilirjan Selmani

KORÇË- Prokuroria e Korçës ka lëshuar "urdhër arrest" për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua si autori i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teços. Gjatë marrjes në pyetje, Selmani nuk e ka pranuar autorësinë për krimin, por provat kanë nxjerrë Prokurorinë në përfundimin se vrasja është kryer prej tij. Nga të dhënat është mësuar se në orët e para të mëngjesit të djeshëm, Selmani kishte shkuar në banesën e të dashurës së tij, ashtu si çdo natë tjetër. Të dy kishin një lidhje që zgjaste prej 3 vitesh. Dyshohet se mes çiftit të ketë patur një grindje të çastit, e cila ka degraduar në dhunë fizike të Selmanit ndaj 52-vjeçares dhe në fund përfundoi me vrasjen e partneres me thikë dhe djegien e banesës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhen rrethanat dhe autorësia e ngjarjes së ndodhur dje, në Pogradec. Vrau 52-vjeçaren, me mjet prerës thikë, në banesën e saj, dhe më pas i vuri zjarrin banesës, arrestohet 31-vjeçari. Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes së ngjarjes së ndodhur më datë 28.07.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, e cila fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.

Shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së jashtme të trupit të pajetë, kanë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës (thikë). 
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë e Korçës, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh.

Shtetasi I. S. dyshohet se ka vrarë me thikë, shtetasen K. T., 52 vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00. Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare". Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçë, për veprime të mëtejshme.

Autori i krimit njihej nga Ppolicia si përdorues i lëndëve narkotike, për shkak të të cilave ai shpesh herë shfaqte simptoma depresioni. Ndërsa nga ana tjetër edhe viktima kishte shfaqur kohët e fundit probleme të shëndetit mendor./ZËRI

Poll

MOS HUMB