Aktualitet

Protestë dhe ndeshje, policia "blindon" kryeqytetin

Duke filluar që nga ora 17:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes qarkulli rrugor do të mbllokohet në disa akse.

l.k
Protestë dhe ndeshje, policia "blindon" kryeqytetin
foto ilustruese

TIRANË- Policia e shtetit ka bërë publik pkanin e masave që do të marrë sot lidhur me ndeshjen miqësore Shqipëri-Luksemburg e cila do të nisë në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania.”

Duke filluar që nga ora 17:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes qarkulli rrugor do të mbllokohet në disa akse.
Këto masa do të nisin një orë para pritestës së sotme kundër projektit të Zvërnecit të njoftuar nga qytetarët, e cila është në ditën e shtatë. Në ndeshjen e kaluar, me 3 qershor ku SHqipëria përballej me Izraelin, policia bllokoi Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku pati dhe përplasje mes forcave të rendit dhe protestuesve, ku këto të fundit arritën të çanin kordonin e policisë dhe vijuan protestën.

NJOFTIMI:

“Rrugët që do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes janë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga hotel “Rogner” në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”;

-Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;

-Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

-Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

-Rruga “Themistokli Gërmenji”, në fillim të rrugës;

-Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;

-Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës, korridor hyrës për në parkimin e caktuar vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja;

-Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

-Te sheshi “Willson”, ku lëvizja do të devijohet në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjes.

Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për qarkullimin e mjeteve.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve para hyrjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes së banderolave me përmbajtje raciste, fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të telefonave celularë, mjeteve dhe produkteve kozmetike, si dhe sendeve të tjera të forta që mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve./ZËRI

Poll

MOS HUMB