TIRANË- Pas incidenteve dhe përplasjeve të shënuara më herët pranë Ministrisë së Financave, protestuesit janë zhvendosur tashmë drejt Kryeministrisë, ku situata vijon të jetë e tensionuar.
View this post on Instagram
Forcat e policisë kanë ndërhyrë ndaj protestuesve, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të mbajtur nën kontroll situatën pranë godinës së Kryeministrisë.
Zhvendosja e protestuesve në këtë zonë vjen pas përshkallëzimit të situatës te Ministria e Financave, ku protestuesit hynë në ambientet e godinës, nxorën jashtë tavolina dhe karrige dhe u vunë flakën.
Ndërkohë, forca të shumta policie vijojnë të jenë të pranishme në zonën pranë Kryeministrisë, ndërsa protesta vijon mes tensioneve dhe përplasjeve me efektivët./ZËRI