Aktualitet

Regjistruan 1143 ha tokë për Kastriot Haskon, Policia zbardh detajet: Ish-zyrtarët e ASHK-së falsifikuan dokumentet (VIDEO)

Në kuadër të operacionit "Stolen Land", u ekzekutuan masat e sigurisë "arrest me burg",  për katër persona, mes tyre edhe Haskon, i dyshuar nga Policia si përfitues i pronave.

zh.ll
Regjistruan 1143 ha tokë për Kastriot Haskon, Policia zbardh detajet:
pamje nga arrestimi

FIER- Policia e Fierit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me rastin e falsifikimit të dokumentave të pronësisë në zonën e Semanit. Sipas njoftimit të Policisë, Ertis Shehu dhe Bardh Kapaj dhe juristi Piro Çela, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë regjistuar në pronësi të biznesmenit Kastriot Hasko sipërfaqe toke, duke shfrytëzuar pozicionin e tyre të punës. 

Në kuadër të operacionit "Stolen Land", u ekzekutuan masat e sigurisë "arrest me burg",  për katër persona, mes tyre edhe Haskon, i dyshuar nga Policia si përfitues i pronave.

Njoftimi i Policisë:

DVP FIER/Finalizohet operacioni “Stolen Land”, ekzekutohen 4 masa sigurie.

Në vijim të hetimeve të nisura nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier në vitin 2025, të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, më datë 16.09.2026, strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si dhe me Mbështetjen Operacionale të Hetimit, kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për shtetasit:

- E. Sh. dhe B. K., me detyrë ish-drejtues të ASHK-së;
- P. Ç., me detyrë specialist, jurist pranë ASHK-së;
- K. H., përfitues i pronave.

Ekzekutimi i masave të sigurisë u krye pasi këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar në pronësi të shtetasit K. H. sipërfaqe toke, duke shfrytëzuar pozicionet e tyre të punës, si dhe duke falsifikuar dokumentacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga DVP Fier, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Vlorë, u ekzekutuan masat e sigurimit personal dhe pasuror ndaj shtetasve të mësipërm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB