Aktualitet

RENEA 'zbarkon' në Korçë, kërkohet i dënuari me 18 vite burg për vrasje

Efektivët e RENEA-s dhe të Policisë së Korçës kanë ushtruar kontrolle në ambientet e pallatit, por personi nuk është bërë i mundur të lokalizohet.

F.I
RENEA 'zbarkon' në Korçë, kërkohet i
FOTO ILUSTRUESE

KORÇË-RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kanë zhvilluar një operacion kërkimi në qytetin e Korçës. Aksioni u zhvillua për lokalizimin dhe kapjen e një personi të dënuar me 18 vite burgim për vrasje.

Sipas informacioneve paraprake, policia kishte marrë të dhëna se personi në kërkim identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur mund të fshihej në një pallat në qytetin e Korçës.

Pas informacionit të siguruar, efektivët e RENEA-s dhe të Policisë së Korçës kanë ushtruar kontrolle në ambientet e pallatit, por personi nuk është bërë i mundur të lokalizohet. Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

 

Poll

MOS HUMB