
TIRANË- Albert Veliu, i njohur me nofkën "Babalja" ka folur për burgosjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Në një filmim në rrjetet sociale, ku "intervistohet" nga një person i paidentifikuar, Veliu vijoi sërish me akuzat ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj. Sipas tij, Agron Xhafaj i ka ende 300 mijë euro borxh për “12 kile” në Itali, ndërsa shtoi se Fatmir Xhafaj duhet t’i kërkonte falje sepse bashkë kishin një "pakt". Por nuk dha detaje se çfarë përfshinte pakti. Sipas Albert Veliut, dëshmitari Fredi Alizoti u pagua nga Fatmir Xhafaj, ndërsa shton se ende ka USB origjinale të regjistrimit nuk e ka çuar në Prokurori, por nuk e publikon pasi e përdor si "garanci për jetën".
RRËFIMI ME VIDEO:
X: Mirëmëngjes o vëlla. O babale u bë vite pa u takuar.
Babalja: Ça do bëjmë, jeta na ndau!
X: Ndjenjëm 3 ditë po unë ty të njofta prej atij, historia e Fredit që kemi një punë të madhe tek Blloku. Ditën e tretë më ka bërë përshtypje që e mori drejtori i Policisë së Fierit, "o legen, o shkërdhatë i thoshte ky". I thashë unë kujt i thua ashtu, ai tha që drejtori i Policisë së Fierit ka 100 mijë euro për të më dhënë. Ti bie shkurt: E merrte çdo çerek ore. I thashë qofte tek Thaka dhe vajtëm tek Zogu i Zi. Edhe kjo është puna. E kam dëgjuar që kjo ishte loja. Se di e kujt, e Fredit apo e jotja? Që t'ja fusin Salianjit.
Babalja: Loja e Fredit se e imja është lojë e drejtë. Salianji në këtë pjesë nuk ka lidhje fare. Salianjit ia kanë bërë për hakmarrje. Gjithçka që ka thënë është shumë e vërtetë. Mua Agron Xhafa më detyrohet 300 mijë euro se më ka bërë "gol" në Itali. Unë nuk kam folur për një pakt. Tani që ai doli në intervistë po flas edhe unë. Unë e kam bërë burgun për këtë gjë. I kam bërë detyrimet si në Itali si në Belgjikë. E di që Salianjit i kanë rënë në qafë dhe ai nuk ka lidhje fare me këtë punë. Gjithë kjo lojë është bërë nga Fredi Alizoti, ai plera që mbaj unë nga pas. Çfarë i kam thënë unë është shprehur ai? Lekët ia ka dhënë ose Agroni, ose Fatmiri. O ai miku në Austri. Fredi i ka bërë me këta. Me bandën e...
X: Ti e pe, mua më erdhi keq që të futësh një djalë të ri në burg
Babalja: Ata më futën mua në burg për kalim të paligjshëm kufiri. UBS origjinale e kam unë, të gjitha i kam unë. Atë nuk ta jap gjallë në botë. Është për garancinë e jetës time. Nëse më ndodh gjë ose do plasi dhe do ja bëj bam ta marrin vesh se çfarë plerash janë këta komunistat.
X: Po tashi...? Po më duket kështu, ti e dëgjove në intervistë.
Babalja: Ai që kur doli në intervistë gaboi edhe qau. Ata janë plehra që unë i kam mbajtur me bukë. Gjysmën e Vlorës e kam ndihmuar. Që nga Genti Osmani i pari, më intriganti prokuror. Fredi Alizoti është përdorur nga PS. Salianjin e kanë marrë më qafë.
X: Mua nuk më dukesh si budalla ti. Po të të nxjerr në TV ta bën syri tërr ty?
Babalja: S'më bën as të më çosh në planet tjetër. Shqipëria është kthyer në diktaturë. I kërkoj ndjesë familjes time se kam 7 vjet se më kanë prishur reputacionin në farefis. Mua ata më detyrohen 300 mijë euro se më kanë bërë golin me 12 kile në Itali. Mos të flas më shumë...Të më kërkojë falje Xhafaj se s'bën se lamë një pakt bashkë!
Në 14 maj të vitit 2018, Partia Demokratike botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm asokohe, Fatmir Xhafaj, Agroni (gjithashtu i njohur edhe me emrin Geron) ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Në konferencën për mediat, denoncimi u bë nga Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi. Përgjimet me stilolaps pretendoheshin se ishin bërë nga Albert Veliu (Babalja), kunati i tij Alfred Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi, në prill të atij viti, në një lokal në Vlorë. Përmes këtyre videove, PD kërkonte largimin e Xhafajt nga posti, duke e cilësuar këtë të fundit si mbrojtës të aferave kriminale të të vëllait, për të cilin shtonin se lëvizte lirshëm në Shqipëri, edhe pse kishte edhe 4 vite burg për të kryer në Itali.
E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari "X" i Partisë Demokratike, pra Albert Veliu i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në përgjime me pseudonimin "Babale". Më 18 dhjetor të 2019-ës, Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës dha vendimin për dosjen “Babale”. Fredi Alizoti u dënua me 2 vite burgim, ndërsa Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë. Dënimi u la në fuqi nga Apeli dhe aktualisht Salianji humbi mandatin dhe vuan dënimin në burgun e Fierit./ZËRI