Aktualitet

Sekuestrohet hoteli pa leje në Gjirokastër, lëshohen masa arresti për pronarin dhe ekspertin (EMRAT)

Në një masë më të butë sigurie, atë të “arrest shtëpie”, është lënë edhe punonjësin i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Arjan Dani.

k.m.
Sekuestrohet hoteli pa leje në Gjirokastër, lëshohen masa arresti
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Prokuroria e Gjirokastrës ka urdhëruar sekuestrimin e një hoteli të ndërtuar pa leje. Për pronarin e hotelit, Roland Skëndo është lëshuar masa “arrest në burg”, por nuk është i vetmi nën hetim. Në një masë më të butë sigurie, atë të “arrest shtëpie”, është lënë edhe punonjësin i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Arjan Dani. Ky i fundit akuzohet se ka kryer ekspertim të rremë, për moskonstatimin e vijimit të punimeve, pavarësisht se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit kishte dhënë urdhër të ndërpriteshin.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndërtoi pa leje pavarësisht vendimit të IMT, Prokuroria Gjirokastër jep masa sigurie për ndërtuesin dhe ekspertin, sekuestrohet hoteli. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastrës caktoi masën ‘Arrest në burg’ për shtetasin R.S. i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ për qëllime fitimi parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe masën ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasin A.D. i dyshuar për veprën penale ‘Ekspertimi i rremë’ për qëllime fitimi parashikuar nga neni 309 p.2 i Kodit Penal.

Po kështu, në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.556 të datës 03.11.2023 Prokuroria pranëGjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka vendosur sekuestro preventive mbi pasurinenr. 24-108-ND/1+1-2, zk. 8541, sip. 247 m2, e përshtatur si hotel, me vendndodhje në lagjen “18 Shtatori” Gjirokastër, në pronësi të shtetasit R.S, i cili pavarësisht vendimit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Gjirokastër për pezullimin e punimeve pa leje, ka vijuar me përfundimin e ndërtimit të hotelit. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi R.S ka ndikuar tek shtetasi A.D për përpilimin e një akt-ekspertimi të rremë sipas të cilit punimet e kryera ishin vetëm të karakterit të brendshëm. Në këto kushte me kërkesë të Prokurorisë, u caktuan edhe masat përkatëse të sigurisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB