TIRANË- Protesta kundër qeverisë vijoi edhe sot, por kwtw herw para Kuvendit teksa zhvillohej seanca plenare. Studentëve iu bashkuan edhe pedagogët, të cilët marshuan nga Universiteti Politeknik drejt një qendre tregtare pranë Parlamentit.
Pas mbërritjes në zonë, protestuesit u përballën me gardhin metalik të vendosur nga policia. Situata u shoqërua me tensione, teksa protestuesit shembën gardhin dhe më pas u përballën me forcat e FNSH-së, të pozicionuara pak metra më tutje.
Prej gati tri ditësh, pedagogët vijojnë të shprehin mbështetjen për studentët, duke iu bashkuar kërkesave dhe protestës së tyre para Kryeministrisë, ndërsa sot u zhvendos para Kuvendit.
Ndërkohë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë para Parlamentit, pavarësisht se seanca plenare e kësaj të enjteje ka përfunduar. Në zonë është vendosur edhe një autobot me ujë, ndërsa policia i ka paralajmëruar disa herë protestuesit përmes megafonit./ZËRI