
TIRANË- Sherr mes adoleshentëve në Tiranë! Disa student të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë janë përfshirë në një sherr këtë mesditë. Sherri ka ndodhur pas përfundimit të mësimit, ku sipas pamjeve të mëposhtme ngjarja ka ndodhur para shkollës.
Nxënësit kanë goditur njëri-tjetrin me grushta dhe me konet që ndodhen në rrugë. Mësohet se nxënësit kishin planifikuar të rrihnin një person tjetër dhe në momentin kur ka përfunduar mësimi janë çuar nga kafja dhe kanë pyetur personin që kanë dhunuar, nëse është ai personi që po kërkojnë.
Ata nuk i kanë lënë mundësi të përgjigjet dhe filluar ta godasin, por në fakt kanë dhunuar një person të pafajshëm dhe jo ai me të cilin kishin konflikte. Edhe pse ka pasur persona të tjerë të pranishëm në vendngjarje, askush nuk ka ndërhyrë për t'i ndarë.
Deri më tani janë shoqëruar në Polici 6 persona, mes tyre edhe "objektivi" i nxënësve të tjerë, për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje. Por, në ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, sherret mes nxënësve vazhdojnë të jenë një problem./ZËRI