Aktualitet

"Shiko bandën këtu, ikni o malokë", Flamur Noka përplaset me Bert Xhabaftin në Vorë

Burime për Zëri bëjnë me dije se Noka ka shkuar në mbështetje të disa deputetëve të PD që kishin pretendime se pjesëtarë të familjes Xhabafti ndodheshin jashtë QV.

f.g
"Shiko bandën këtu, ikni o malokë", Flamur Noka
Flamur Noka dhe Bert Xhabafti

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me disa persona jashtë një qendre votimi në Vorë. Burime për Zëri bëjnë me dije se Noka ka shkuar në mbështetje të disa deputetëve të PD që kishin pretendime se pjesëtarë të familjes Xhabafti ndodheshin jashtë QV. Situata është tensionuar pasi PD pretendon se fisi Xhabafti ka hyrë brenda qendrës së votimit për të votuar në emra të qytetarëve të tjerë, ndërkohë që ata deklarojnë se kanë shkuar për të votuar si qytetarë të Vorës. 

Përplasja brenda QV:

Noka: Do të të marr zvarrë. Je pjesë e bandës së Xhabaftit.

Qytetari: Ti nuk e pranon humbjen, unë jam votues.

Përplasja jashtë QV

"Unë jam Bert Xhabafti",-i thotë qytetari. 

Ti je Bert Xhabafti? i thotë Noka. 

Noka: Do shkoj sot në SPAK.

Qytetarja: Një demokrat nuk e bën gishtin kështu.

Qytetari: E gjeni një qytetar të Vorës të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues

Noka: Do ta shohim pas 11

Qytetari: Pas 11 e pas 12. Ke sjellë njerëz tek shpia, jam Bert Xhabafti. Unë shkoj me votu ti thua mos hy këtu. Ore mashtrues. Si më sjell njerëz të pish kafe me mu.

Nuk ju dua se keni vrarë njerëz dhe fëmijë. Unë kam ardh me avion me votu.

Xhabafti: Mos më sill njerëz të pish kafe me mu, se s'pi kafe ti me mu. 

Shiko bandën, shiko si i ke sjellë bandën këtu.-thotë Vokshi.

Xhabafti: Ikni o malok, ikni nga Tirana. 

Disa javë më parë, kryedemokrati Sali Berisha tha se familjen Xhabafti do ti shpallë organizatë terroriste pasi janë skeduar duke bërë presion dhe marrë kartat e identitetit të qytetarëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB